Sarajevë, 17 nëntor 2026 – Në kuadër të vizitës zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ministri i Zhvillimit Rajonal i Republikës së Kosovës, z. Rasim Demiri, zhvilloi një takim me znj. Elvira Dushi, Kryetare e Shoqatës së Shqiptarëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe me znj. Edita Turković, Kryetare e Shoqatës së Grave me Origjinë nga Sanxhaku.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shoqatave, forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve dhe avancimin e bashkëpunimit kulturor e shoqëror, si dhe për rolin e organizatave të diasporës në ruajtjen dhe promovimin e identitetit, traditave dhe lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Ministri Demiri theksoi rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me shoqatat dhe organizatat që kontribuojnë në afrimin e komuniteteve dhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Në këtë takim, Ministri Demiri shoqërohej nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Bahrim Shabani, dhe këshilltari i lartë politik, z. Çerim Bajrami.
