Prishtinë, 04 maj 2026
Ministri i Ministrisë për Zhvillim Rajonal, z. Rasim Demiri, priti sot në takim Zëvendësministrin e Parë të sapoemëruar në MZHR, z. Ali Dula, i emëruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Me këtë rast, ministri Demiri e uroi z. Dula për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive dhe angazhimeve institucionale.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve në kuadër të Ministrisë për Zhvillim Rajonal, me fokus në zbatimin e legjislacionit në fuqi, realizimin e prioriteteve strategjike dhe avancimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e balancuar rajonal.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MZHR-së, z. Ylber Çitaku.