MZHR dhe MAPL nënshkruajnë nismën për themelimin e 7 Qendrave për Zhvillim Rajonal

Sot me datë 25.06.2026, Ministri në detyrë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, dhe Ministri në detyrë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë nënshkruar nismën për themelimin e Qendrave për Zhvillim Rajonal në shtatë rajonet zhvillimore të Kosovës. Kjo nismë synon forcimin e zhvillimit të balancuar rajonal, rritjen e bashkëpunimit ndërkomunal dhe përmirësimin e efikasitetit të investimeve publike në nivel vendi.

Qendrat për Zhvillim Rajonal do të shërbejnë si mekanizma për koordinimin e politikave zhvillimore, identifikimin e prioriteteve rajonale dhe promovimin e investimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve. Përmes tyre synohet krijimi i një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin ekonomik rritja e efikasitetit të investimeve publike dhe shfrytëzimi i potencialeve zhvillimore përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.

Kjo nismë paraqet një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm rajonal, duke mundësuar koordinim më të mirë ndërmjet komunave dhe institucioneve qendrore në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit socio-ekonomik të rajoneve të Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors