MZHR mbajti punëtorinë për të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Ministria e Zhvillimit Rajonal sot më datë 23.07.2026 organizoi sot punëtorinë me temën “Të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026”, me pjesëmarrjen e Ministrit në detyrë, z. Rasim Demiri, Zëvendësministrit të Parë, z. Ali Dula, U.D. Sekretarit të Përgjithshëm, z. Ylber Çitaku, drejtorëve të departamenteve, udhëheqësve të divizioneve, zyrtarë të Ministrisë, si dhe këshilltarë të kabinetit të Ministrit.

Punëtorinë e hapi Ministri në detyrë, z. Rasim Demiri, i cili në fjalën hyrëse vlerësoi angazhimin e të gjitha njësive organizative gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional, llogaridhënies dhe përkushtimit në realizimin e objektivave strategjike të Ministrisë.

Në vijim, U.D. Sekretari i Përgjithshëm, z. Ylber Çitaku, prezantoi të arriturat e përgjithshme të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Më pas, drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e divizioneve prezantuan rezultatet e punës sipas fushave përkatëse: znj. Refike Sulçevsi, Drejtoreshë e DIEKP prezantoi të arriturat e departamentit në proceset e integrimit evropian dhe koordinimit të politikave.

znj. Shyhrete Kastrati, Drejtoreshë e DPAR prezantoi rezultatet e arritura në planifikimin dhe analizën socio-ekonomike rajonale. znj. Kreshnike Arifi, U.D. Drejtoreshë e DPKZHR prezantoi aktivitetet dhe progresin në koordinimin e zhvillimit rajonal. znj. Arta Ahmeti Xhylani, Drejtoreshë e DSHP prezantoi të arriturat në ofrimin e shërbimeve administrative dhe mbështetëse, znj. Shkendije Dinaj, Udhëheqëse e DL prezantoi aktivitetet dhe rezultatet në fushën ligjore, znj. Erza Haraçia, Udhëheqëse e DBF prezantoi realizimin e aktiviteteve financiare dhe buxhetore, znj. Emine Hoti, Udhëheqëse e NJBNJ prezantoi aktivitetet në menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, znj. Arta Maloku, Udhëheqëse e DKP prezantoi aktivitetet dhe rezultatet në informimin e publikut, komunikimin institucional dhe promovimin e aktiviteteve të Ministrisë.

Gjatë punëtorisë u diskutuan rezultatet e arritura, sfidat e hasura gjatë realizimit të aktiviteteve, si dhe u identifikuan prioritetet dhe masat që do të ndërmerren për përmbushjen e objektivave të Ministrisë gjatë pjesës së mbetur të vitit 2026.

Konkluzionet e punëtorisë u prezantuan nga Zëvendësministri i Parë z. Ali Dula, i cili po ashtu shtroi edhe disa pyetje të rëndësishme për departamente dhe divizione të veçanta që lidhen me çështje të rëndësishme lidhen me funksionimin dhe zhvillimin e MZHR-së, dhe më pastaj vlerësoi punën dhe angazhimin e të gjitha njësive organizative, duke theksuar nevojën për rritjen e efikasitetit, forcimin e koordinimit institucional dhe zbatimin me kohë të prioriteteve të Ministrisë.

Punëtorinë e mbylli U.D. Sekretari i Përgjithshëm, z. Ylber Çitaku, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë dhe theksoi se rekomandimet dhe konkluzionet e dala nga kjo punëtori do të shërbejnë si bazë për avancimin e mëtejmë të punës dhe realizimin me sukses të prioriteteve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors