MZhR mban punëtorinë për avancimin e procesit të themelimit të Qendrave për Zhvillim Rajonal

Sot, më 6 gusht 2026, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR) ka nisur punëtorinë dyditore, e cila ka në fokus bashkërendimin e aktiviteteve dhe koordinimin e hapave të mëtejmë për themelimin e Qendrave për Zhvillim Rajonal (QZhR).

Punimet e ditës së parë i hapi Zëvendësministri i parë në detyrë i MZhR-së, Ali Dula, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për avancimin e këtij procesi, duke vlerësuar angazhimin e institucioneve dhe partnerëve të përfshirë.

Qëllimi i punëtorisë është avancimi i procesit të themelimit të Qendrave për Zhvillim Rajonal përmes koordinimit të aktiviteteve dhe hartimit të dokumenteve të nevojshme për fazën e ardhshme të zbatimit.

Gjatë sesionit të parë të punës u prezantuan rezultatet dhe përmbledhja e takimeve të zhvilluara në shtatë rajonet zhvillimore me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave, duke evidentuar gjetjet kryesore, sfidat dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në vijim të punimeve, përfaqësuesit e MZhR-së dhe Agjencive për Zhvillim Rajonal (AZhR) zhvilluan diskutime konstruktive dhe shkëmbyen ide e propozime për avancimin e procesit të themelimit të Qendrave për Zhvillim Rajonal, me fokus harmonizimin e veprimeve dhe forcimin e koordinimit ndërinstitucional.

Punëtoria do të vazhdojë edhe nesër me diskutime mbi rolin e Agjencive për Zhvillim Rajonal në mbështetjen e procesit, modalitetet e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, draftimin e dokumenteve pasuese për zbatimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Ndërkomunal, si dhe finalizimin e dokumenteve, dakordimin për hapat e ardhshëm dhe ndarjen e përgjegjësive për zbatimin e tyre.

Në takim përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, morën pjesë edhe përfaqësues të Agjencive për Zhvillim Rajonal (AZHR).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors