MZHR mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Ballkanik në Stamboll

Nga data 13 deri më 15 maj 2026, përfaqësuesja e MZHR-së Dr. Refike Sülçevsi-Drejtoreshë e Departamentit për Integrime Evropiane, mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Ballkanik, i mbajtur në Stamboll, Republika e Turqisë i organizuar nga universitete prestigjioze nga Turqia dhe rajoni i Ballkanit.

Kongresi kishte për qëllim promovimin dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal në fushat e kulturës, turizmit, arsimit, industrisë, tregtisë dhe punësimit, me theks të veçantë në zhvillimin rajonal të qëndrueshëm dhe fuqizimin ekonomik të grave.

Në kuadër të punimeve të kongresit znj.Sülçevsi prezantoi temën: “Politikat e zhvillimit rajonal dhe pjesëmarrja e grave në jetën ekonomike gjatë procesit të rindërtimit pas luftës në Kosovë”, përmes së cilës u trajtuan sfidat dhe perspektivat e zhvillimit socio-ekonomik dhe roli i grave në proceset e rimëkëmbjes dhe zhvillimit pas konfliktit.

Ky kongres shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, forcimin e dialogut ndërinstitucional dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit në fusha me interes të përbashkët zhvillimor dhe ekonomik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors