Sot më 06 tetor 2026, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizoi takim informues në Rajonin Zhvillimor Lindje, me qëllim të formimit të Grupit Punues në nivel rajonal, i cili do të angazhohet në procesin e identifikimit të zonave të përshtatshme për investime strategjike.
Takimi kishte për qëllim informimin dhe koordinimin e akterëve relevantë në nivel rajonal, si dhe diskutimin e potencialeve, nevojave dhe prioriteteve investuese të rajonit, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social.
Procesi i identifikimit të zonave për investime strategjike synon të krijojë një bazë të qëndrueshme për orientimin e investimeve dhe shfrytëzimin më efikas të potencialeve zhvillimore të Rajonit Zhvillimor Lindje, duke kontribuar në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e konkurrueshmërisë së rajonit.
Në kuadër të takimit, u prezantua gjithashtu edhe fillimi i procesit të brendimit të rajoneve zhvillimore, i cili synon krijimin dhe promovimin e një identiteti të qëndrueshëm, të dallueshëm dhe konkurrues për rajonet zhvillimore të Republikës së Kosovës.
Përfaqësuesit e komunave të Rajonit Zhvillimor Lindje shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe angazhim aktiv në realizimin e këtyre proceseve, të cilat synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe socio-ekonomik të balancuar të rajonit.