MZHR organizon takim pune për prezantimin e Draft Koncept-Dokumentit për Brendimin e Rajoneve Zhvillimore

Sot, më datë 22.10.2026, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizoi takim pune për prezantimin e Draft Koncept-Dokumentit për Brendimin e Rajoneve Zhvillimore, me qëllim të fuqizimit të identitetit rajonal, promovimit të potencialeve zhvillimore dhe avancimit të politikave për zhvillim të balancuar rajonal.

Takimin e hapi U.D. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së, z. Ylber Çitaku, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimit të një qasjeje të koordinuar për promovimin dhe zhvillimin e rajoneve.

Me fjalë hyrëse të pranishmëve iu drejtua edhe Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, z. Bashkim Krasniqi, i cili vuri në pah rëndësinë e brendimit rajonal në fuqizimin e identitetit të rajoneve, rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik.

Në vijim, znj. Shyhrete Kastrati, Kryesuese e Grupit Koordinues për Brendimin e Rajoneve Zhvillimore, prezantoi Draft Koncept-Dokumentin, duke paraqitur objektivat strategjike, sfidat dhe alternativat e propozuara për avancimin e procesit të brendimit rajonal.

Pjesëmarrje aktive në takim patën edhe përfaqësuesit e Kabinetit të Ministrit dhe menaxhmenti i MZHR-së, të cilët, përmes diskutimeve dhe kontributit të tyre profesional, dhanë sugjerime dhe rekomandime konkrete për pasurimin e dokumentit dhe avancimin e mëtejshëm të procesit të brendimit të rajoneve zhvillimore.

Gjatë takimit u zhvilluan diskutime lidhur me përmbajtjen e dokumentit dhe mundësitë për përmirësimin e tij, me fokus në forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe promovimin e potencialeve të rajoneve zhvillimore.

Takimi u përmbyll nga U.D. Sekretari i Përgjithshëm z. Ylber Çitaku, me shqyrtimin e rekomandimeve të dala nga diskutimet, të cilat do të shërbejnë për avancimin dhe finalizimin e Draft Koncept-Dokumentit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors