MZHR realizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e Projekt-Propozimeve të OJQ-ve për vitin 2026

Sot më datë 11.06.2026, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e projekt-propozimeve të organizatave të shoqërisë civile (OJQ), në kuadër të Thirrjes Publike të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) për vitin 2026.

Ceremoninë e hapi Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri, në praninë e Zëvendësministrit i parë në detyrë z. Ali Dula dhe U.D. Sekretarit të Përgjithshëm z. Ylber Çitaku, të cilët uruan përfituesit për projekt-propozimet e tyre dhe theksuan rëndësinë e partneritetit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar. Ata u dëshiruan organizatave përfituese sukses në implementimin e projekteve dhe shprehën gatishmërinë e MZHR-së për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Ministri z. Demiri dhe Zëvendësministri z.Dula nënshkruan 52 kontrata me organizatat përfituese, projektet e të cilave do të kontribuojnë në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik dhe rajonal të Republikës së Kosovës, në përputhje me prioritetet dhe objektivat strategjike të MZHR-së për vitin 2026.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors