Më datë 25.08.2026, aktiviteti u zhvillua në Komunën e Prishtinës, në kuadër të projektit të mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).
Qëllimi i aktivitetit ishte fuqizimi i të rinjve dhe grave përmes zhvillimit të njohurive dhe aftësive praktike në fushën e ndërmarrësisë. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me zhvillimin e ideve të biznesit, hartimin e planeve të biznesit, menaxhimin e ndërmarrjeve, marketingun dhe menaxhimin financiar.
Në kuadër të aktivitetit ishte i pranishëm edhe zyrtari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Esat Elshani, në kuadër të monitorimit të realizimit të projektit.
Projekti synon të kontribuojë në fuqizimin ekonomik të të rinjve dhe grave, zhvillimin e aftësive në ndërmarrësi dhe krijimin e mundësive për zhvillim ekonomik dhe profesiona