Në kuadër të zbatimit të projekteve nga Thirrja Publike për mbështetje financiare të projekteve/programeve të OJQ-ve në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, OJQ “CCNO – Center for Cooperation and Networking of Organizations” më datë 22.09.2026 ka realizuar aktivitetin me temë “Sesionin Informativ për të Drejtat e Punëtorëve”, organizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i të Rinjve në Projektim dhe Ndërmarrësi Inovative”.
Sesioni ka pasur për qëllim informimin dhe fuqizimin e të rinjve me njohuri praktike mbi të drejtat dhe përgjegjësitë në marrëdhënien e punës, kontratën e punës, orarin e punës, pushimet, pagën dhe kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë, trajtimin e barabartë dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Përmes prezantimeve dhe diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen edhe me mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe mënyrat e adresimit të shkeljeve të mundshme në vendin e punës.
Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR-ja, mori pjesë edhe zyrtarja e MZHR-së, Kaltrina Salihu, e cila ishte e pranishme në cilësinë e monitorueses së projekteve të OJQ-ve.
Aktiviteti u realizua në Komunën e Gjilanit