Në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”, të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), OJQ “Dardanapress”, më 13.08.2026, ka zhvilluar tryezën e diskutimit me temën “Sfidat përgjatë rrugëtimit drejt avancimit socio-ekonomik”.
Qëllimi i tryezës ishte krijimi i një hapësire për diskutim dhe shkëmbim të ideve ndërmjet institucioneve lokale, shoqërisë civile, sektorit privat, të rinjve, grave dhe akterëve të tjerë relevantë, me fokus në identifikimin e sfidave dhe mundësive për zhvillimin socio-ekonomik të Kamenicës.
Gjatë diskutimit u trajtuan çështje që lidhen me mbështetjen e bizneseve lokale, nxitjen e punësimit për të rinjtë dhe gratë, zhvillimin e bujqësisë, përmirësimin e infrastrukturës, tërheqjen e investimeve, shfrytëzimin e fondeve të BE-së, zhvillimin e turizmit dhe përfshirjen e diasporës në projekte zhvillimore.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, institucioneve lokale, bizneseve, Zyrës së Punësimit, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave lokale. Në aktivitet mori pjesë edhe zyrtari monitorues nga MZHR-ja, z. Ylber Salihu.
Projekti “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës” financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).