OJQ “Eco-Targeted” ka zhvilluar aktivitetin “Fuqizimi Ekonomik i të Rinjve”

OJQ Eco-Targeted, në kuadër të projektit “Fuqizimi Ekonomik i të Rinjve në Zonat Rurale përmes Aftësive Digjitale dhe Promovimit Lokal”, të mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, me date 14 shtator 2026 në Shtime, ka zhvilluar aktivitetin “Fuqizimi Ekonomik i të Rinjve”.

Trajnimi u fokusua në zhvillimin e aftësive digjitale, krijimin e përmbajtjes vizuale, marketingun digjital dhe promovimin e produkteve dhe bizneseve lokale, me synim që të rinjtë t’i përdorin këto njohuri si mundësi për punësim, vetëpunësim dhe angazhim në zhvillimin ekonomik lokal.

Trajnimi u zhvillua nga Dr. Bora Beqiraj, në fushën e aftësive digjitale dhe krijimit të përmbajtjes vizuale, dhe Abdyl Kelmendi, në fushën e marketingut digjital dhe promovimit të bizneseve lokale.

Projekti synon fuqizimin ekonomik të të rinjve në zonat rurale përmes zhvillimit të aftësive praktike, lidhjes me bizneset lokale dhe krijimit të mundësive për punësim dhe vetëpunësim.

Projekti mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe zbatohet nga OJQ Eco-Targeted.

Në aktivitet mori pjesë edhe zyrtari monitorues i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Zendullah Gylderen, në kuadër të monitorimit dhe mbështetjes së realizimit të projektit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors