Më 17.08.2026, në Liqenin e Mjellmave, Shtime, OJQ Grupi Lokal i Veprimit “Natyra” ka zhvilluar punëtorinë me temën “Mentorim dhe këshillim”, e dedikuar për sipërmarrësit e rinj dhe gratë.
Gjatë punëtorisë u diskutua për zhvillimin ekonomik lokal, sfidat e bizneseve, nevojat e komunitetit, mundësitë për investime dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe shoqërisë civile.
Vëmendje e veçantë iu kushtua përfshirjes së të rinjve dhe grave në aktivitetet ekonomike, si dhe krijimit të mundësive të reja për punësim dhe sipërmarrje. Pjesëmarrësit prezantuan ide dhe rekomandime për përmirësimin e klimës së biznesit dhe fuqizimin e sipërmarrjes lokale.
Në kuadër të këtij projekti, të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), mori pjesë znj. Lindita Gjyshnica -zyrtare monitoruese e MZHR-së. Aktiviteti u realizua në Komunën e Shtimes.