Në kuadër të implementimit të projekteve nga Thirrja Publike për mbështetje financiare të projekteve/programeve të OJQ-ve në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, OJQ “ Innovative community development center”, ka zhvilluar aktivitetin lidhur me temën “Zhvillimi i ndermarrësisë përmes tikut për femrat dhe të rinjët e Ferizajit” me dt. 30.10.2026
Qëllimi i aktivitetit ka qenë fuqizimi i kapaciteteve të grave dhe të rinjëve në fushën e ndërmarrësisë, përmes shfrytëzimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi praktike për zhvillimin e ideve të biznesit, krijimin e mundësive të reja për vetëpunësim dhe avancimin e bizneseve ekzistuese.
Gjatë diskutimit janë trajtuar rëndësia e përdorimit të teknologjisë në zhvillimin e bizneseve, mundësitë që ofrojnë platformat digjitale për promovimin e produkteve dhe shërbimeve, marketingu digjital, shitjet online dhe komunikimi me klientët.
Në kuadër të këti projektit të financuar mori pjesë zyrtari i MZHR-së Aridon Morina.
Ky aktivitet u realizua në komunën e Ferizajit.



