Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “ Instituti për fuqizim dhe pjesëmarrje IFPR ” me datën 08.10.2026 ka realizuar aktivitetin me temën “ Rritja e kapacitetve të të rinjëve për punësim dhe tregun e punës”.
Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i të rinjve përmes zhvillimit të aftësive profesionale, praktike dhe ndërpersonale, me synim rritjen e mundësive të tyre për punësim dhe integrim të qëndrueshëm në tregun e punës. Përmes trajnimeve profesionale, këshillimit për karrierë, zhvillimit të aftësive digjitale dhe organizimit të aktiviteteve praktike, synohet që të rinjtë të pajisen me njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për t’iu përgjigjur kërkesave të punëdhënësve dhe ndryshimeve në tregun e punës.
Në kuadër të këti projektit të financuar mori pjesë zyrtari i MZHR-së Aridon Morina.
Ky aktivitet u realizua në komunën e Lipjanit.