OJQ “Instituti për Mjedis dhe Shoqëri” ka zhvilluar aktivitetin me temë “Hartimi i objektivave, rezultateve dhe aktiviteteve të projektit”

Në kuadër të zbatimit të projekteve nga Thirrja Publike për mbështetje financiare të projekteve/programeve të OJQ-ve në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, OJQ “Instituti për Mjedis dhe Shoqëri” në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave për zhvillim socio-ekonomik”, më datë 27.10.2026 ka realizuar aktivitetin me temë “Hartimi i objektivave, rezultateve dhe aktiviteteve të projektit”.

Aktiviteti synonte zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive të pjesëmarrësve në përcaktimin e objektivave, rezultateve të pritshme dhe aktiviteteve konkrete të projektit, duke u fokusuar në planifikim të strukturuar dhe arritjen e rezultateve të synuara.

Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR-ja, mori pjesë edhe zyrtarja e MZHR-së, Kaltrina Salihu, e cila ishte e pranishme në cilësinë e monitorueses së projekteve të OJQ-ve.

Aktiviteti u realizua në Shtime.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors