Në kuadër të implementimit të projekteve nga “Thirrja Publike për Mbështetje Financiare të Projekteve/Programeve të OJQ-ve në Avancimin e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar”, OJQ “KLGI – Kosovo Local Government Institute”, më datë 10.07.2026, ka realizuar aktivitetin me temën “Partneriteti rajonal për zhvillim të qëndrueshëm”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë nxitja e partneritetit rajonal për zhvillim të qëndrueshëm, duke krijuar bashkëpunim të ngushtë ndërmjet vendeve të një rajoni për të siguruar zhvillim afatgjatë ekonomik, social dhe mjedisor. Përmes këtij bashkëpunimi, vendet bashkërendojnë politikat, ndajnë përvoja dhe burime, si dhe realizojnë projekte të përbashkëta që sjellin përfitime për të gjithë rajonin.
Në kuadër të këtij projekti, të financuar nga MZHR, mori pjesë edhe zyrtarja e MZHR-së, Lindita Gjyshnica.
Ky aktivitet u realizua në Komunën e Istogut.