Në kuadër të zbatimit të projekteve të mbështetura nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), përmes Thirrjes Publike për Mbështetje Financiare të Projekteve/Programeve të OJQ-ve në Avancimin e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar, OJQ “Ljubinski horizont planinara”, në kuadër të projektit “Trailup Šar”, më 26 tetor 2026 ka realizuar aktivitetin me temën “Mundësitë e zhvillimit të turizmit rural në Rajonin e Zhupës”.
Gjatë aktivitetit është diskutuar për potencialin e zhvillimit të turizmit rural në Rajonin e Zhupës, rëndësinë e promovimit të vlerave natyrore, kulturore dhe turistike të zonës, si dhe mundësitë për zhvillim ekonomik lokal përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve turistike.
Aktiviteti ka shërbyer si një mundësi për informimin dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve, shkëmbimin e ideve dhe identifikimin e potencialeve për zhvillimin e turizmit rural, në funksion të avancimit të zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zyrtari monitorues i MZHR-së, z. Ylber Salihu



