OJQ PREDA PLUS formalizon mbështetjen për 30 gra dhe vajza të reja përfituese të projektit “E Ardhmja e Saj”

Në kuadër të projektit “E Ardhmja e Saj” (Her Future), bashkëfinancuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), OJQ “PREDA PLUS”, më datë 20.08.2026, zhvilloi ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me tridhjetë (30) gra dhe vajza të reja, përfituese të Fazës së Parë të Skemës së Granteve në kuadër të këtij projekti.

Nënshkrimi i kontratave shënoi një moment të rëndësishëm për përfitueset, të cilat, pas një procesi të përkushtuar me ide, trajnime dhe përgatitje, tashmë kanë hedhur hapin e parë drejt realizimit të ideve të tyre dhe krijimit të bizneseve të qëndrueshme.

Për 30 gratë dhe vajzat përfituese, kjo mbështetje përfaqëson më shumë sesa një grant financiar. Ajo paraqet një mundësi për të besuar në idetë e tyre, për t’i zhvilluar ato dhe për t’i shndërruar në iniciativa konkrete biznesore, duke krijuar kështu mundësi të reja për zhvillim dhe fuqizim ekonomik.

Gjatë aktivitetit u theksua se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri për përfitueset, ndërsa pritshmëria është që idetë e tyre inovative të shndërrohen në biznese të suksesshme, mundësi të reja punësimi dhe histori suksesi.

Në këtë ngjarje morën pjesë zyrtari përgjegjës për monitorimin e këtij projekti  nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, z. Kreshnik Uka, përfaqësues të OJQ “PREDA PLUS”, si dhe 30 gratë dhe vajzat e reja përfituese, të cilat formalizuan mbështetjen përmes nënshkrimit të kontratave në kuadër të Fazës së Parë të Skemës së Granteve të projektit “E Ardhmja e Saj”.

Përmes këtij projekti synohet të mbështeten gratë dhe vajzat e reja në zhvillimin e ideve të tyre, ngritjen e kapaciteteve për ndërmarrësi dhe krijimin e bizneseve të qëndrueshme, duke kontribuar në fuqizimin ekonomik dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors