Në kuadër të projektit janë realizuar tri trajnime tematike: Bazat e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK), më 18 shtator 2026; Dizajn Grafik, më 19 shtator 2026; si dhe Inteligjencë Artificiale (AI), më 22 shtator 2026.
Përmes këtyre trajnimeve, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në përdorimin e teknologjisë informative, mjeteve të dizajnit grafik dhe aplikimeve të Inteligjencës Artificiale.
Në kuadër të trajnimit për Inteligjencën Artificiale, pjesëmarrësit janë njohur me konceptet bazë të IA-së, mjetet dhe platformat kryesore, teknikat e komunikimit përmes prompteve, si dhe përdorimin praktik të IA-së për krijimin e teksteve, kërkimin e informacionit, dizajnin grafik, imazhet, prezantimet dhe materialet promovuese. Një pjesë e veçantë e trajnimit i është kushtuar gjithashtu etikës, sigurisë dhe përdorimit të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale.
Përmes realizimit të këtij cikli të trajnimeve, projekti ka synuar fuqizimin e të rinjve dhe grave përmes zhvillimit të kompetencave digjitale dhe rritjes së aftësive të tyre për përdorimin praktik dhe të përgjegjshëm të teknologjive bashkëkohore.
Në kuadër të këti projektit të financuar mori pjesë zyrtari monitories nga MZHR z.Ylber Salihi