OJQ “Progresi për Avansim Rinor në Kosovë” organizoi aktivitetin “Vizitë Studimore – Bifurkacion” në Ferizaj

Në kuadër të projektit të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe thirrjes publike për mbështetje financiare të projekteve të OJQ-ve për avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, Organizata Jo-Qeveritare “PARKS”, në kuadër të projektit “Ekosistem”, më 30.06.2026, realizoi në qytetin e Ferizajt aktivitetin me temën “Vizitë Studimore – Bifurkacion”.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u njohën me fenomenin natyror të Bifurkacionit, rëndësinë e tij për ekosistemin e Kosovës dhe ndarjen e ujërave drejt Detit të Zi dhe Detit Egje. Gjithashtu, vizituan Mullirin e Nikës, ku u prezantuan historia dhe vlera e tij si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës.

Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR-ja, mori pjesë edhe zyrtarja e MZHR-së, e cila ishte e pranishme në cilësinë e monitorueses së projekteve të OJQ-ve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors