Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Qendra e karrierës për të rinjë në Prishtinë – CKM Prishtina” me datën 17.09.2026 ka realizuar aktivitetin me temën, “Nga ide në plan: Zhvillimi i planeve të biznesit për të rinjët”.
Qëllimi ka qenë fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve për të shëndërruar idetë e tyre inovative në ndërmarrje konkrete, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në treg. Përmes nxitjes së frymës ndërmarrëse dhe promovimit të vetëpunësimit, ky projekt synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuritë e nevojshme për të përballuar sfidat e sektorit real të biznesit.
Gjatë diskutimit u trajtuan hapat praktikë dhe struktura thelbësore që duhet të përmbajë çdo plan biznesi i suksesshëm: Analiza e Tregut dhe Konkurrencës, Strategjia Operative dhe e Marketingut.
Në kuadër të këti projektit të financuar mori pjesë zyrtari i MZHR-së Aridon Morina.
Ky aktivitet u realizua në komunën e Prishtinës.