OJQ “Shoqata multietnike të grave të regjionit të Mitrovicës” ka zhvilluar Aktivitetin lidhur me temën “Start smart fuqizimi i të rinjëve dhe grave për zhvillim socio-ekonomik rajonal”

Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Shoqata multietnike të grave të regjionit të Mitrovicës” me datën 31.08.2026 ka realizuar aktivitetin me temën, “Start smart fuqizimi i të rinjëve dhe grave për zhvillim socio-ekonomik rajonal”.

Projekti ka pasur për qëllim fuqizimin socio-ekonomik të grave dhe të rinjve në nivel rajonal, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Përmes programeve të specializuara të trajnimit në sipërmarrje, menaxhim financiar, marketing dhe aftësi dixhitale, iniciativa rrit konkurrueshmërinë e pjesëmarrësve në tregun e punës. Gjithashtu, përmes mentorimit profesional dhe lehtësimit të qasjes në financim, projekti mbështet shndërrimin e ideve inovative në sipërmarrje me potencial rritjeje, duke nxitur vetëpunësimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Në kuadër të këtij projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së Aridon Morina .

Ky aktivitet u realizua në Komunën e Mitrovices.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors