OJQ “Small Development Business Center” ka zhvilluar aktivitetin me temë “Partneriteti ndërmjet të rinjve dhe sektorit të biznesit përmes zhvillimit të aftësive ndërmarrëse”

Në kuadër të zbatimit të projekteve nga Thirrja Publike për mbështetje financiare të projekteve/programeve të OJQ-ve në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, OJQ “Small Development Business Center” më datë 12.09.2026 ka realizuar aktivitetin me temë “Partneriteti ndërmjet të rinjve dhe sektorit të biznesit përmes zhvillimit të aftësive ndërmarrëse”.

Ky program synon fuqizimin ekonomik të ndërmarrësve aktualë dhe atyre të ardhshëm përmes avancimit të aftësive të tyre në fushat e menaxhimit financiar, marketingut dhe tërheqjes së investimeve.

Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR-ja, mori pjesë edhe zyrtari i MZHR-së, Ylber Salihi, i cili ishte i pranishme në cilësinë e monitoruesit të projekteve të OJQ-ve.

Aktiviteti u realizua në Komunën e Graçanicës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors