Më datë 16–17 prill 2026, u mbajt Forumi i 12-të “Europe, Let’s Cooperate” në Kopenhagë, Danimarkë, i cili mblodhi pjesëmarrës nga e gjithë Evropa për të trajtuar tema që lidhen me bashkëpunimin ndër-rajonal dhe zhvillimin e politikave rajonale në kuadër të Programit Interreg.
Në këtë forum mori pjesë në mënyrë virtuale z. Arbnor Sadiku nga Kosova, në cilësinë e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të DIEKP-së.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet u realizua në rolin e një vendi që synon të bëhet pjesë e këtyre programeve me të drejta të barabarta në të ardhmen, sikurse vendet e tjera të rajonit. Andaj, për ne ishte e rëndësishme të mësojmë se si funksionojnë këto programe, duke ndjekur prezantimet dhe diskutimet e zhvilluara nga organizatorët e programit Interreg, si dhe nga pjesëmarrësit e tjerë.
Gjatë forumit u prezantuan arritjet dhe rezultatet e bashkëpunimit ndër-rajonal, si dhe projektet e realizuara nga vendet lidere dhe partnerët e Programit Interreg. Po ashtu, u ofruan informacione mbi mundësitë për përfshirje në aktivitete dhe shërbimet e Platformës së Mësimit të Politikave (Policy Learning Platform).
Kjo pjesëmarrje kontribuon në rritjen e njohurive institucionale dhe në ndjekjen e zhvillimeve të fundit në fushën e bashkëpunimit ndër-rajonal dhe trans-nacional të Programit të BE-së, Interreg.