Më datë 25.08.2026, Qendra për Edukim, Inovacion dhe Zhvillim Profesional “AKADEMIA” ka organizuar trajnimin me temën “Të Rinjtë për Komunikim të Shëndetshëm dhe Efektiv në Rrjete Sociale”, në kuadër të projektit të mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).
Trajnimi u realizua përmes dy moduleve, me fokus në rritjen e vetëdijes së të rinjve mbi ndikimin e rrjeteve sociale dhe zhvillimin e aftësive për komunikim të qartë, të respektueshëm dhe të përgjegjshëm në hapësirën digjitale.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit reflektuan mbi ndikimin e rrjeteve sociale në komunikim dhe ndërveprim, duke zhvilluar aftësi për një komunikim më të shëndetshëm, të vetëdijshëm dhe konstruktiv online.
Në aktivitet ishte i pranishëm edhe monitoruesi i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Zendullah Gylderen, i cili monitoroi realizimin e aktivitetit.
Projekti synon fuqizimin e të rinjve, zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe promovimin e përdorimit të përgjegjshëm të hapësirës digjitale