Sot, më 23 tetor 2026, gratë e punësuara në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR) u bashkuan në një aktivitet simbolik në kuadër të Muajit Rozë, me qëllim shprehjen e solidaritetit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe sfidat me të cilat përballen gratë e prekura nga kjo sëmundje.
Aktiviteti u organizua nga, z. Ylber Çitaku, U.D. Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, dhe kishte për qëllim promovimin e vetëkontrollit, kujdesit për shëndetin, si dhe forcimin e solidaritetit dhe mbështetjes ndaj grave që përballen me kancerin e gjirit.