Sot, më 14.07.2026, u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Koncept-Dokumentit për Brendimin e Rajoneve Zhvillimore, në të cilin u diskutuan përmbajtja dhe drejtimet kryesore të dokumentit.
Takimin e hapi dhe e kryesoi znj. Shyhrete Kastrati, kryesuese e Grupit Punues dhe Drejtoreshë e Departamentit për Performancë dhe Analiza Rajonale në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Gjatë takimit, znj. Kastrati prezantoi draftin fillestar të Koncept-Dokumentit, duke paraqitur përmbajtjen, strukturën dhe drejtimet kryesore të dokumentit, si dhe rëndësinë e hartimit të një politike të mirëfilltë për brendimin e rajoneve zhvillimore.
Anëtarët e grupit punues shqyrtuan kapitujt e draftit fillestar të koncept-dokumentit si dhe shkëmbyen ide, komente dhe rekomandime për avancimin e dokumentit, me synim që ai të reflektojë nevojat, specifikat dhe potencialin e secilit rajon zhvillimor, duke kontribuar në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor.
Në takim përveç përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, morën pjesë edhe përfaqësues të ministrive të linjës, përfaqësues nga Sekretariati Koordinues i Qeverisë, si dhe përfaqësues të Agjencive për Zhvillim Rajonal (AZHR).