Vizitë zyrtare e Ministrit Rasim Demiri në Republikën e Malit të Zi

Ministri i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë e Republikës së Kosovës zhvilloi një vizitë zyrtare sot, më 24 prill 2026, tek Ministri i Zhvillimit Rajonal, Investimeve dhe Bashkëpunimit me OJQ-të, z. Ernad Suljević, në një vizitë billateralle reciproke.

Gjatë takimit në Ministri në Podgoricë, në fillim, Ministri Demiri përgëzoi hapin e fundit drejt integrimit në BE – fillimin e shkrimit të Marrëveshjes së Asociimit për Malit të Zi.

Ndër të tjera, gjatë bisedës zyrtare u ngritën disa tema me rëndësi për bashkëpunimin midis dy ministrive dhe për të dy vendet.

Ministri Demiri prezantoi solemnisht draftin e Memorandumit të Bashkëpunimit, i cili do të nënshkruhet pas shqyrtimit nga pala malazeze dhe ndryshimeve dhe plotësimeve në komunikimin e ndërsjellë të kohëve të fundit. Baza për tekstin e Memorandumit është marrë nga Memorandume të ngjashme të nënshkruara me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Turqisë dhe Republikën e Maqedonisë.

Marrëveshja paraprakisht do të miratohet nga Ministritë e Punëve të Jashtme të të dy vendeve.

Temat e tjera të diskutuara ishin: shkëmbimi i përvojave në punën dhe projektet e ministrive, çështja e hapjes sa më të shpejtë të pikës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi në Çakor, njoftimi i një takimi rajonal të ministrave të zhvillimit rajonal me një numër temash të ndryshme të organizuar nga Ministria e Malit të Zi, në fillim të vjeshtës së këtij viti…

Ministri Demiri theksoi veçanërisht një nga problemet më të spikatura të sipërmarrësve dhe punëtorëve tanë nga Kosova në Mal të Zi, të cilëve nuk u ofrohen shërbime shëndetësore pavarësisht pagesës së kontributeve nga punëdhënësit për sigurimin shëndetësor. Ky problem iu vu në dukje Ministrit Demiri nga një sërë kërkesash nga kosovarët që punojnë dhe qëndrojnë përkohësisht në Mal të Zi.

Nga ana tjetër, Ministri Suljević shprehu gatishmërinë e tij për ta ngritur këtë çështje me institucionet e Malit të Zi.

U diskutuan gjithashtu problemet e mbingarkesës në pikat kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe pikat kufitare midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat përdoren shumë shpesh nga qytetarët e Kosovës për të hyrë në Mal të Zi. Palët ranë dakord se zgjidhja qëndron në shtytjen përpara për kalime kufitare të integruara dhe pajisjen e tyre me teknologji të përshtatshme…

Të dy ministrat ranë dakord t’i ngrenë të gjitha këto çështje në qeveritë dhe dikasteterat e tyre kompetente për një zgjidhje më të shpejtë institucionale.

Së bashku me Ministrin Demiri, gjatë vizitës zyrtare në Ministrinë e Malit të Zi ishin të pranishëm edhe këshilltari i tij i lartë politik Ćerim Bajrami dhe këshilltari Amer Karče, si dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, znj. Ariana Zherka, dhe Konsulli i Nderit i Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Gazmend Abrashi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors