Zëvendësministri Ali Dula zhvilloi takim me drejtorin e Institutit Yunus Emre në Kosovë Ramazan Yilmaz

Sot më datë 26.10.2026, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Dula, mbajti takim me drejtorin e Institutit Yunus Emre në Kosovë, Ramazan Yilmaz, ku u diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit institucional dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

Gjatë takimit, Zëvendësministri Dula theksoi rëndësinë e forcimit të partneriteteve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm rajonal, me fokus të veçantë në promovimin e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit dhe fuqizimin e të rinjve.

Palët diskutuan gjithashtu mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe për identifikimin e projekteve të përbashkëta që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve.

Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konkretizimin e iniciativave të përbashkëta, duke kontribuar njëkohësisht në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors