Zëvendësministri i parë Ali Dula njoftoi nga afër stafin e ministrisë

Sot më datë 15.05.2026, Zëvendësministri i parë në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal z.Ali Dula, i shoqëruar nga U.D. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Ylber Çitaku, realizoi një vizitë zyrtare në ambientet e ministrisë.

Me këtë rast, Zëvendësministri zhvilloi takime dhe komunikim të drejtpërdrejtë me stafin e ministrisë, ku u njoftua nga afër me angazhimet, detyrat dhe përgjegjësitë e secilit zyrtar në kuadër të funksionimit dhe realizimit të aktiviteteve institucionale të MZHR-së. Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional, koordinimit dhe përkushtimit profesional në përmbushjen e objektivave dhe prioriteteve të ministrisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors