Zëvendësministri i Parë i MZHR-së Ali Dula takon Presidentin Erdoğan në kuadër të TEKNOFEST 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, Zëvendësministri i Parë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Dula, i deleguar nga Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri, takoi Presidentin e Republikës së Turqisë z. Recep Tayyip Erdoğan, gjatë pjesëmarrjes në festivalin ndërkombëtar të teknologjisë dhe aviacionit TEKNOFEST 2026 në Şanlıurfa.

Takimi përbëri një nga momentet e rëndësishme të vizitës zyrtare duke reflektuar marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Gjatë takimit, z. Dula theksoi rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik, teknologjinë, inovacionin dhe zhvillimin rajonal.

Ai vlerësoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Turqisë përbëjnë një bazë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe për zhvillimin e nismave e projekteve të përbashkëta, në funksion të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors