Zhvillimi i balancuar kërkon më shumë se financim. Kërkon edhe ligj, institucione dhe planifikim.
Me Ligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar, Kosova ka sot 7 rajone zhvillimore. Ministria e Zhvillimit Rajonal po e ndërton strukturën institucionale për zbatimin e ligjit, përfshirë Qendrat për Zhvillim Rajonal, në bashkëpunim me komunat dhe partnerët.
Përmes Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar u mbështetën 976 projekte në vlerë 10.5 milionë euro. Këtë punë po e vazhdojmë mbi baza më të qëndrueshme.
📄 Të arriturat e plota të Qeverisë: https://kryeministri.rks-gov.net/te-arriturat-kryesore…
